Javën e hapjes: −10% për gjithçka me kodin MIRESEVINI10

Planifikues mujor 2027

Një vit i tërë në një skedar: kalendar, objektiva, buxhet dhe zakone. Festat e Kosovës janë të shënuara dhe java fillon të hënën.

€0.99

PDF · A4 + A5 · 934 KB
Shkarkim i menjëhershëm. Përditësimet falas. Licencë personale.

Përshkrimi

Shumica e planifikuesve në internet janë bërë për Amerikën. Ky është bërë për këtu: të gjitha festat zyrtare të Kosovës për 2027 janë të shënuara në kalendar, java fillon të hënën dhe buxheti është në euro.

Printoje në A4 ose A5 dhe mbaje në tavolinë, ose hape në tablet dhe shkruaj me laps digjital.

Çfarë përfshihet

  • Kopertina
  • Viti në një vështrim (12 kalendarë të vegjël)
  • Objektivat e vitit
  • Festat zyrtare dhe ditëlindjet
  • 12 faqe mujore me objektiva dhe shënime
  • Buxheti i muajit
  • Gjurmuesi i zakoneve
  • 2 faqe shënimesh
  • A4 dhe A5 në të njëjtën blerje

Si ta përdorësh

  1. Shkarko skedarin A4 ose A5 nga faqja e konfirmimit ose nga email-i.
  2. Hape PDF-në në kompjuter ose tablet.
  3. Për printim zgjidh “Actual size / 100%” dhe letrën përkatëse. Faqet e buxhetit dhe të zakoneve printoji sa herë të duash.

Licenca

Licenca personale lejon përdorim të pakufizuar për veten dhe familjen. Nuk lejohet rishitja, ndarja publike ose shpërndarja e skedarit.